Templates by BIGtheme NET

BE financon projektin për Internet falas për gjithë Europën

Bashkimi Europian ka nisur zbatimin e projektit me vlerën e 120 milionë eurosh për financimin e internetit pa pagesë, me anë të paisjeve Wi-fi nëpër bibloteka, muze dhe parqe.

Ky njoftim është bërë i ditur në faqen e webi-t të “Komisionit Europian”. Projekti është pjesë përpjekjeve të Bashkimit Europian për të kapërcyer barrierat kombëtare.

“Fillimisht Komisioni do të paguajë vlerën e 1000 mijë eurove për blerjen e paisjeve të wi-fi, por qytetet e përzgjedhura nga ky projekt do të duhet t’i mbulojnë vetë kostot e mirëmbajtjes së pasijeve. Qëllimi i këtij projekti është ta bëjmë Europën të dukshme dhe të dobishme për gjithë qyetetarët e saj”, ka thënë komisionerja e Ekonomisë Digjitale të BE-së, Mariya Gabriel.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto