Templates by BIGtheme NET

OKB: “Kriza humanitare në Jemen është më e keqja në botë”

Në një intervistë për France 24, Mark Lowcock, Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB për Çështjet Humanitare, shprehu shqetësimin e tij për situatën në Jemen, një vend i shkatërruar nga lufta, uria dhe kolera. “Ka 8.5 milionë njerëz në prag të urisë”, tha ai.

Lowcock theksoi se bllokada e porteve kyçe nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishte hequr, një masë që ai e mirëpriti.

Mark Lowcock, zyrtar i lartë humanitar i OKB-së,  shprehu shqetësim të thellë rreth situatës në Siri. Ai u bëri thirrje të gjitha grupeve luftarake që të ndalojnë luftimet dhe t’i përmbahen armëpushimit mbarëkombëtar të kërkuar në Rezolutën 2401 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ai ka denoncuar në veçanti skenat “dhimbshme” në Ghouta Lindore pranë Damaskut, duke shtuar se “të paktën 50,000 njerëz janë në zhvendosje ” duke u larguar nga ofensiva e regjimit kundër zonës së mbajtur nga rebelët.

Së fundi, Lowcock paralajmëroi për një krizë humanitare në Republikën e Kongos Demokratike dhe shpjegoi se për shkak të një kombinimi të një krize politike dhe ekonomike, “13 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare, dyfishi i vitit të kaluar“. Ai i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të mbledhë fonde gjatë konferencës së parë humanitare donatore për RD të Kongos, e cila do të mbahet muajin e ardhshëm në Gjenevë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful