Templates by BIGtheme NET

Mediat e kritikuan pse uroi Putinin, Trump: Jeni çmendur?

Presidentin e SHBA-ve Donald Trump e kanë kritikuar shumë ditët e fundit, për faktin që uroi Vladimir Putinin, për rizgjedhjen e tij si President i Rusisë.

Vetë Trump ka reaguar pas kritikave të shumta, duke thënë se marrëdhëniet e mira me Rusinë janë të domosdoshme për të zgjidhur disa prje problemeve të botës.

“Media e lajmeve të rreme është çmenduar sepse ata duan ta dëmtojnë atë. Por, ata e kanë gabim. Raportet e mira me Rusinë dhe të tjerët janë një gjë e mirë, jo një gjë e keqe”, ka shkruar presidenti Trump në Twitter.

“Ata mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problmeve me Korenë e Veriut, Sirinë, Ukrainën, Shtetin Islamik, Iranin dhe madje edhe garën e armëve”, ka shtuar më tej presidenti Trump.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump e ka uruar Putinin gjatë një bisede telefonike më 20 mars.

Ai tha se ata do të takoheshin në “të ardhmen jo shumë të largët” për të diskutuar garën e armatimeve, Ukrainën dhe Sirinë.

Trump tha se gara e armatimeve midis SHBA dhe Rusisë ishte “duke u dalë nga kontrolli … por kurrë nuk do të lejojmë që dikush të ketë diçka të afërt me atë që kemi”.

Por ai nuk përmendi çështjen që ka ngjallur tensionet perëndimore në rritje me Moskën – helmimin e ish spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia në Britani.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto