Vendosja e taksës 5 euro vajtje dhe 5 euro ardhje në Rrugën e Kombit e cila nëpërmjet tunelit të Kalimashit lidh Shqipërinë me Kosovën, ka hasur në kundërshtime nga shumë aktorë përveç qytetarëve, bizneseve edhe autoriteteve kosovare.
Në kundërshtim me këtë taksë, ditën e shtunë është lajmëruar për një protestë në orën 11:30 të paradites në tunelin e Kalimashit.
‘Nisma Thurrje’ nëpërmjet postimit në Facebook ka bërë thirrje që të bashkohen sa më shumë qytetarë në këtë protestë për të ndaluar taksën 5 euro për rrugën e kombit e cila sipas postimit do të jetë ‘pa ndikime partiake’.
Kjo protestë është e organizuar nga aktivistë dhe qytetarët e Kukësit.
MUND TË KOMENTOSH
Komento i pari