Templates by BIGtheme NET

Protestuesit i vënë flakën kabinës së pagesave, raportohet për të plagosur (VIDEO)

Tre persona janë plagosur në përplasjen që ndodhi mes forcave të policisë dhe protestuesve. Ende nuk bëhet me dije nëse të plagosurit vijnë nga radhët e protestuesve apo të policëve.

Po ashtu protestuesit raportohet se i kanë vë flakën sporteleve ku do të bëhej pagesa prej 5 eurosh për të kaluar në ‘Rrugën e Kombit’.

Sakaq mësohet se në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë, por situate duket të jetë mjaft e vështirë për shkak se përplasja vazhdon ende.

Protesta që po zhvillohet sot në tunelin e Kalimashit, ka sjellë kaos dhe një tension të madh mes forcave të policisë dhe protestuesve.

Qytetarët qëlluan me gurë drejt efektivëve ndërsa këta përdorën shkopinjtë e gomës kundër tyre. 

Protestuesit mësohet se kanë shtyrë policinë dhe kanë shkatërruar sportelet e vendosura në hyrje të tunelit, ku do të mblidhej taksa.

Protestuesit shprehen se janë provokuar nga ana e policisë, ndaj janë detyruar të kundërpërgjigjen duke përdorur gurët.

“U nisëm për protestë paqësore, por na provokuan”, tha një nga qytetarët.  “Policia ushtroi dhunë, prandaj arritëm në këtë shkallë se kemi qenë për protestë paqësore, ka përdorur shkopinj gome policia dhe iku puna, mbaroi cdo gjë. Jemi provokuar pa masë, sa filluam të mblidhet populli kanë gjuajtur me shkopinj gome”, tha një tjetër protestues i irrituar.

Protestuesit kanë paralajmëruar se nuk do të largohen nga protesta, pa u hequr vendimi për të paguar taksën./Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto