Templates by BIGtheme NET

Shembja e teatrit/ Ndrenika: Rama të na lerë të qetë, Meta të japë mendimin e tij

Në protestën e sotme që po zhvillojnë aktorët kundër shembjes së Teatrit Kombëtar është i pranishëm edhe aktori i mirënjohur Robert Ndrenika. Gjatë fjalës së tij Ndrenika është shprehur se kërkon mendimin e presidentit Ilir Meta, dhe e ftoi që të prononcohej për teatrin.

“Në këtë pikë duam edhe mendimin e Presidentit të Republikës për këtë çështje duhet ta bëjë shteti teatrin apo jo? PPP po të ketë dëshirë le ta bëjë teatrin privat.

Kjo që nuk është vënë asnjë gozhdë për këtë unë ju siguroj se kjo do të qëndrojë edhe 70 vite të tjera. Unë them të presim edhe 2 vjet ai do PPP dhe pastaj të fillojmë punë këtu. Të paktën të na lerë të qetë”, tha Ndrenika.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto