Templates by BIGtheme NET

‘Thyen dyert të na arrestonin, s’kemi lek për miell’, dëshmia e Lulzim Popës (Video)

Gjatë seancës gjyqësore, Lulzim Popa njëri prej të arrestuarëve për protestën e “Rrugës së Kombit” gjatë dëshmisë së tij ka thënë se në vendin e tyre nuk duhet të ishin ata, por njerëz të tjerë.    

“Ne populli kuksin, hasian, tropojan, kosovar dhe gjithë populli shqiptar kemi dalë për të mbrojtur Rrugën e Kombit. Ajo është rruga e shqiptarëve. Ajo është rruga e shqiptarëve, jona. Ne nuk kemi vënë barriera atje, barrierën na e vuri shteti: taksa, tatime, aty ku nuk kishte më për t’i përballuar. Në vendin tonë duhet të jenë njerëz të tjerë, jo ne. Duhet të jenë ata që na kanë provokuar, me taksa, me tatime dhe po na del shpirti, s’kemi ku ta çojmë më tepër. Nuk kanë marrë si qytetar, na kanë marrë si kriminel. Kanë thyer dyert, në mënyrën më ç’njerëzore”- ka thënë para gjykatës babai i katër fëmijëve.

 Ai ka thënë se është invalid dhe se ia kanë sjellë ilaçet nga Kukësi dhe se jashtë gjykatës për të po e pret  djali dhe nusja.

“Ne kemi rënë pre e provikimit. Më gjeni një fakt që kam goditur një policë, apo që kam djegur. Kam lënë katër fëmijë të shqetësuar. Jam prind jo kriminel. Nuk kemi lek të blejmë një thes miell, jo 30 dhe 40 euro në ditë”,- ka thënë Popa më tej.

Popa është duartrokitur gjatë fjalës së tij. Madje edhe ka kërkuar ndjesë që ka sjellë shqetësime, që të cilën kryeministri nuk e ka bërë ende.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful