Templates by BIGtheme NET

Gjyqtarja që la në burg 11 kuksianët është gruaja e shefit të Policisë

 

Gjyqtarja që la në burg 11 kuksianët është gruaja e shefit të Policisë.

Alma Ahmeti, që ka dhënë vendimin ndaj 23 kuksianëve duke lënë në burg 11 prej tyre, siç mëson Hashtag.al, është bashkëshortja e shefit të Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës, Erjon Ahmeti.

Vendimi u dha pas një seance të tensionuar që zgjati disa orë. Në përfundim të seancës gjyqësoreë, Ahmeti vendosi lënien në burg të 11 prej 23 të arrestuarve, 2 prej tyre mbetën në arrest shtëpie, kurse 10 u lanë me detyrim paraqitjeje.

Në foto: Gjyqtarja Alma Ahmeti (Foto nga Florion Goga)

Në fillim të seancës familjarët dhe deputetët e opozitës u përplasën me policinë që ndaloi hyrjen e tyre në seancë, duke vendosur zhvillimin e saj me dyer të mbyllura pa praninë e mediave.

Por më pas u lejua që mediat dhe disa deputetë të opozitës të futeshin brenda sallës së gjyqit.

A duhet ta jepte dorëheqjen nga kjo çështje zonja Ahmeti?! /Hashtag.al

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful