Templates by BIGtheme NET

Shtetrrethimi i Edi Ramës përmes fotosh dhe videosh

Tirana është gdhirë sot në shtetrrethim. Rreth 1 mijë forca policie janë angazhuar dhe kanë blinduar rrugët e kryeqytetit, sidomos zonën përreth Gjykatës së Tiranës, ku po zhvillohet seanca ndaj 23 kuksianëve të arrestuar pas protestës në Rrugën e Kombit.

Në shumë rrugë të kryeqytetit vihej re një prani e shtuar e forcave të policisë ndërsa segmenti nga rruga ‘Vasil Shanto’ deri tek ‘ish-Ekspozita’ ka qenë tërësisht i bllokuar nga forca të shumta policie.

Kalimi në këtë aks ka qenë i pamundur ndërsa forca të shumta policie qëndronin në të dy anët e rrugës në Unazën e Tiranës përballë gjykatës dhe në krahun tjetëer të rrugës.

Një numër i madh policësh blinduan Gjykatën e Tiranës, ku sot po zhvillohet seanca ndaj 23 të arresturave në Kukës pas protestës në Rrugën e Kombit.

Gjykata vendosi zhvillimin e seancës me dyer të mbyllura gjë që çoi në përplasjen e familjarëve të të arrestuarve dhe deputetëve të opozitës me policinë. Seanca gjyqësore është shoqëruar me tensione të larta dhe brenda sallës së gjyqit vihej re një numër i madh forcash policie.

Familjarët e të arrestuarve dhe qytetarë të shumtë qëndronin jashtë Gjykatës së Tiranës duke kërkuar lirimin e të arrestuarve. /Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto