Templates by BIGtheme NET

Pas arrestimit Gjuriç rikthehet në Kosovë, këtë herë me leje

Pas arrestimit të tij në veri të Mitrovicës, shefi i së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç rikthehet në Kosovë, këtë herë në mënyrë të ligjshme.

Ishte vetë Ministria e Jashtme e Kosovës me anë të një deklarate për shtyp ajo që njoftoi se i kishte dhënë leje zyrtarit serb për të hyrë në territorin kosovar me rastin e festës së pashkëve ortodokse.

Arrestimi i tij më 26 mars tensionoi ndjeshëm marrëdhëniet Kosovë- Serbi, tensione që kërkuan ndërhyrjen e Brukselit përmes shefes së diplomacisë, Federica Mogherini.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto