Templates by BIGtheme NET

Marko Gjuriç vizitë sot në Kosovë, arsyeja

Ditën e sotme Marko Gjuriç do të shkojë për vizitë në Kosovë. Sipas mediave në Serbi ai do të marrë pjesë në liturgjinë e Pashkëve ortodokse që mbahet në mesnatë në manastirin e Banjskës në Zveçan. Leja për të ardhur në Kosovë i është dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Rejhan Vuniqi ka thënë se kërkesa i është aprovuar në frymën e paqes dhe mirëkuptimit me rastin e festës.

“Pa marrë parasysh që është zyrtar, ai sikurse secili pelegrin tjetër e gëzon të drejtën që të lutet në cilëndo kishë që ai dëshiron. Rregullat do t’i respektoj ngase është përballur dhe është njohur me realitetin e ri në Kosovë dhe nëpërmjet tij, me këtë realitet është njohur secili zyrtar i shtetit serb”, ka thënë Vuniqi.

Gjuriq më 26 mars është arrestuar në veriun e Mitrovicës pasi që kishte hyrë në Kosovë ilegalisht. Kjo solli edhe tensione mes Serbisë dhe Kosovës. 

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful