Templates by BIGtheme NET

Shkarkimet dhe dorëheqjet e bujshme në administratën Trump

Në muajt e fundit nuk kanë qenë të shkarkimet dhe dorëheqjet në administratën Trump. Madje bëhet fjalë për postet e rëndësishme të qeverisë.

Shkarkimet dhe dorëheqjet e bujshme:

Shkarkimi i Sekretarit të Shtetit,  Rex Tillerson 

Presidenti Trump pushoi nga detyra Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson më 13 mars dhe e zëvendësoi atë menjëherë me drejtorin e CIA-s Mike Pompeo, duke bërë një lëvizje madhore në ekipin e sigurisë kombëtare ndërkohë që po zhvillohen negociata të rëndësishme me Korenë e Veriut.

Rolin e zotit Pompeo në krye të CIA-s e mori Gina Haspel. Ajo tashmë është gruaja e parë që drejton agjencinë amerikane të zbulimit ndërkombëtar.

“Faleminderit Rex Tillerson për shërbimin ndaj vendit. Gina Haspel do të bëhet drejtorja e re e CIA-s, e para grua në këtë detyrë. Urime të gjithëve,” tha presidenti në një postim në ‘Twitter’.

Shkarkimi i Këshilltarit të  Sigurisë Kombëtare, Herbert McMaster

John Bolton është Këshilltari i Ri i Sigurisë Kombëtare në kabinetin e Donald Trump. Presidenti amerikan  emëroi 69-vjeçarin për të zëvendësuar Gjeneralin Herbert McMaster, i shkarkuar nga detyra në mars.

69-vjeçari republikan, ish-ambasador në Kombet e Bashkuara gjatë administratës së George W. Bush dhe analist në ‘Fox News’ është i njohur për qasjet e tij agresive ndaj Koresë së Veriut dhe Iranit. Bolton është një figurë e njohur në Uashington për pikëpamjet e pandryshuara mbi shumë çështje globale.

Dorëheqja e Këshilltarit të Sigurisë Tom Bossert

Këshilltari për Sigurinë i Donald Trump, Tom Bossert ka dhënë sot dorëheqjen. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e zyrës së Shtypit në Shtëpinë e Mardhë, Sarah Huckabee Sanders, shkruan “Reuters”.

 

“Presidenti i është mirënjohës Tom-it për angazhimin për sigurinë dhe rendin në vendin tonë të madh”, pohoi Sanders’Daily Mail’, Bossert ishte zyrtari që merrej me mbrojtjen e SHBA-ve nga terrori dhe kërcënimet kibernetike.

 

Kujtojmë se ky hap vjen një ditë pasi u emërua këshilltari i ri i sigurimit kombëtar, John Bolton.

Dorëheqja e avokatit të Donald Trump, John Dowd

Avokati kryesor i presidentit amerikan, për hetimin e çështjeve të posaçme, John Dowd, dha dorëheqjen në muajin mars.  Dowd ishte avokati kryesor i presidentit Donald Trump në hetimin e posaçëm të Robert Mueller për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016.  “Unë e dua Presidentin dhe i uroj atij mirë,” tha Dowd në një deklaratë për CNN pas dorëheqjes. 

Dorëheqja e Dowd erdhi pasi Trump ka rritur sulmet e tij ndaj Robert Mueller.  Dowd “përfundimisht arriti në përfundimin se z. Trump gjithnjë e injoronte këshillën e tij,” shkruan “The New York Times”. Në mënyrë të veçantë, Dowd kishte kundërshtuar dëshirën e Trump për t’u intervistuar nga zyra e Mueller.

“John Dowd është një mik dhe ka qenë një anëtar i vlefshëm i ekipit tonë ligjor. Ne do të vazhdojmë përfaqësimin tonë të vazhdueshëm të Presidentit dhe bashkëpunimin tonë me Zyrën e Këshilltarit Special “, tha Jay Sekulow, këshilltar i Presidentit. /Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful