Templates by BIGtheme NET

‘Lidhjet e Tahirit me rrjetin e drogës’, çfarë thuhet në raportin e ‘Freedom House’ për ish-ministrin

Në raportin më të fundit të ‘Freedom House’ për Shqipërinë, përmendet edhe ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Sipas kësaj organizate, përparimi në rënien e kultivimit të kanabisit, u zbeh nga dyshimet se ish-ministri ishte i lidhur me një rrjet shqiptaro-italian të trafikut të drogës.

Sipas raportit në fjalë, gjatë 2017-ës, pati njëfarë përparimi në luftën kundër drogës. Mirëpo rënia e kultivimit të kanabisit u zbeh pas publikimit të dyshimeve për lidhjet e Tahirit në këtë aktivitet të paligjshëm.

“Megjithë këto njoftime, shumica socialiste në parlamentin e Shqipërisë votoi kundër kërkesës së prokurorëve për t’i hequr Tahirit imunitetin parlamentar, që ai të mund të arrestohej”, thuhet në raport.

Në raport thuhet se kultivimi i kanabisit ra në mënyrë drastike në Shqipëri, pjesërisht falë ndërhyrjes së policisë shqiptare.

“Ndërsa zyrtarët e qeverisë ia atribuan këtë strategjisë së tyre kundër kanabisit, analistët e pavarur argumentuan se mbiprodhimi gjatë tre viteve të mëparshme, krijoi rezerva të pashitura të kanabisit që e shkurajoi kultivimin e mëtejshëm në vitin 2017”, thuhet në raport.

Freedom house ka arritur në përfundimin se demokracia në Shqipëri është në vend numëro, ndërsa shpeh shqetësim për prirjet e qeverisë Rama për autoritet.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful