Templates by BIGtheme NET

Stresi sërish telashe me policinë, kokainë në lokalin ku po qëndronte

Telashet me policinë s’kanë të sosur për reperin Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi. Mbrëmjen e kaluar, reperi është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

Mësohet se sëbashku me Stresin, në komisariat janë janë shoqëruar edhe disa të rinj të tjerë, pasi në lokalin ku qëndronin janë gjetur disa doza lënde narkotike kokainë.

Nuk dihet se kujt i përkiste lënda narkotike, ndërsa deri ëm tani Stresi ka vetëm statusin e të shoqëruarit e po merret në pyetje.

Mbrëmjen e sotme, Stresi duhet të ishte në një koncert në Shkodër në orën 21:00, por nuk dihet nëse do mundet të jetë i pranishëm. Në koncertin në Shkodër, e ftuar është edhe Çiljeta.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto