Templates by BIGtheme NET

Liverpool nuk ndalet në kampionat, Chelsea fiton me përmbysje

Chelsea ka arritur të marrë një fitore me përmbysje në sfidën e luajtur në mesditë përballë Southampton.

Sfida e Premier Ligës angleze përfundoi me rezultatin 2-3. Ishin vendasit të cilët shënuan të parët me duke e mbyllur me fitore pjesën e parë. Me fillimin e pjesës së dytë ishte përsëri Southampton që dyfishoi rezultatin dhe më pas do të duhej të vinte Giroud i cili do të ngushtonte rezultatin.

Barazimi i sfidës erdhi vetëm në minutën e 75 nga Hazard dhe për ti dhënë fitoren të besuarëve të Contes do të mendonte përsëri Giroud.

Me këtë fitore Chelsea mban vendin e 5 në kampionat e cila i jep një vend në Europa League.

Ndërsa Chelsea arriti një fitore me përmbysje Liverpool arriti të merrte një fitore të pastër ndaj Bournemouth. Të Kuqtë e mbyllën sfidën me një fitore 3-0. Golat për Liverpool u shënuan nga Mane, Salah dhe Firmino.

Tre pikët e marra nga ‘të Kuqtë’ e mbajnë në vendin e tretë me një pikë larg Man.United të vendit të dytë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful