Templates by BIGtheme NET

TENDERAT-Nipi i Sadri Abazit fitoi dhjetëra miliona euro me një kompani të dyshimtë

Dhjetëra miliona euro të fituara në tendera direktë apo të “bekuara” nga KPP për nipin e deputetit socialist Sadri Abazi.

Në fakt nuk do kishte asgjë të keqe që një firmë e njohur dhe e specializuar, qoftë dhe e drejtuar nga një familjar i një deputeti të ishte protagoniste si fituese e tenderave kryesisht të bashkive socialiste, por ja që rastësitë të shoqëruara dhe me shkelje flagrante vështirë se mund të kalohen pa vënë re.

Gjithçka nis pas fitores së PS-së në zgjedhje. Firma “Alko Impex” me pronar Arbër Abazin, djalin e vëllait të deputetit Sadri Abazi ishte thuajse e panjohur deri në vitin 2014, kur dhe nisi të ishte fituese në tenderat e bashkive të drejtuara nga socialistët edhe pse në fakt rezulton e regjistruar që në vitin 2011.

Vetë deputetit Sadri Abazi i njohur si pronar i firmës “Usluga” i detyruar nga ligji, pas zgjedhjes si deputet ua dorëzoi aksionet e tij familjarëve pas hyrjes në parlament. Ky moment duket se shënoi dhe nisjen e suksesit për nipin e tij që në më pak se tre vjet arriti të fitonte plot 100 milionë euro tendera kryesisht në pastrimin e qyteteve apo ndërtime.

 

Tabela tregon dhe aktivitetin e firmës “Alko Impex” në këtë periudhë kohore. Edhe pse shumë prej tenderave të fituara u kontestuan nga firmat e tjera që morën pjesë në konkurim, askush në APP nuk e vuri ujin në zjarr për nipin e deputetit, i cili ndërkohë rezulton me degë qëndrore të kompanisë “Alko Impex” të regjistruar në Prishtinë dhe në tenderat shqiptarë prezantohet me  dokumentacion si degë e Kosovës.

Kjo manovër i ka dhënë avantazh firmës “Alko Impex” që të prezantojë në konkurime në Shqipëri dhe stafin kosovar të kompanisë mëmë.

Në vijim mund të shihni emrat e drejtuesëve teknikë që ka deklaruar kompania e zotit Arbër Abazi.

Një verifikim I thjeshtë në portalin Online tëqeverisësë Kosovës, rezulton se nga 8 drejtues teknikë që ka deklaruar kjo kompani, vetëm një prej tyre rezulton I licencuar pranë autoriteteve shtetërore kosovare.

Personavetë tjerë nuk u përputhen të dhëna dhe sistemi elektronik nuk gjeneron të dhëna konfirmuese për ta.

Më poshtë mund të shihni rezultatin negative që gjeneron regjistri online i Kosovës

Por këtë verifikim elementar  siç duket as ministria e Gjiknurit dhe as bashkitë e Tiranës, Kavajës etj nuk janë munduar ta bëjnë. Dhe kur një proces kaq i thjeshtë, siç është verifikimi i licencës për një punë publike që paguhet nga taksat e shqiptarëve nuk merret në konsideratë, është e tepërt të kërkosh transparencë për mënyrën se si firma e nipit të deputetit del gjithandej fituese.

Favorizimi klientelist që i bëhet kësaj kompanie është veç njëra anë e medaljes, pasi  verifikimi i emrave të drejtuesëve teknikë të kësaj kompanie në sistemin elektronik, hedh dyshime të bazuara se licencat e stafit teknik të saj mund të jenë të rreme dhe të falsifikuara. / Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful