Templates by BIGtheme NET

Vuçiçi-Merkelit: S’po ha dot bukë, as nuk po fle për çështjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka takuar kancelaren gjermane angela Merkel në Berlin, me të cilën ka biseduar për çështjen e Kosovës.

Mësohet se Vuçiç i ka thënë kancelares gjermane, se pikërisht për shkak të problemeve me Kosovës, ai nuk po mundet dot as të flerë dhe as të hajë mëngjesin.

Sipas Vuçiçit, zgjidhja për Kosovën duhet të bëhet me pajtimin e Gjermanisë, SHBA, Francës, BE’së, Turqisë dhe Rusisë

“Jemi të gatshëm për kompromis, ia kam thënë këtë edhe zonjës Merkel, por për këtë duhen dy palë. Zonja Merkel e kupton pozicionin tonë dhe e kupton se cka nënkupton Kosova për ne“, ka thënë presidenti serb.

Ai më pas ka thënë se dikur ka besuar se do të ishte më mirë që serbët dhe shqiptarët të bisedojnë vet.

Vuçiç është pyetur nga gazetarët se cili është çmimi që ai do paguante për Kosovën, por ai u përgjigj se nuk e di se çka nënkupton kjo, pasi sipas tij stabiliteti nuk ka çmim dhe se një konflikt do ta kthente rajonin 100 vjet prapa.

Ai ka thënë se zgjidhja për Kosovën duhet të gjendet pasi nuk do që dikush në Berlin pas 30 vjetësh Presidentin e ardhshëm të Serbisë ta pyesin përsëri për Kosovën.

Po ashtu Vuçiçi ka folur edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe se ka kaluar nëpër marrëveshjen për Kosovën pikë për pike. Ndërsa po fliste për këtë çështje, ai tha: “gjatë mëngjesit nuk kam ngrënë asgjë dhe natën nuk po fle.”

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto