Templates by BIGtheme NET

Zbardhet dëshmia e Stresit në polici: Hyra në lokal, kokainën e gjeta aty

Zbardhet dëshmia e reperit Arkimed Lushaj në polici, i njohur ndryshe si Stresi. Mësohet se Stresi ka deklaruar se ai nuk merret me shitje droge, por thjesht e konsumonte atë.

“Jam përdorues droge por nuk merrem me shitjen e saj. Kokainën nuk e kam blerë, unë e gjeta në lokal ku e kishin sjellë disa djem për ta pirë. Me miq konsumoj drogë kur gjej. Dua të më lironi se nuk kam bërë asnjë shkelje”, tha Stresi.

Reperi u arrestua mbrëmjen e së enjtes, së bashku me një grup të rinjsh, pasi në lokalin ku ndodheshin në kryeqytet, u zbulua një sasi kokaine.

Mbrëmjen e kaluar, Stresi duhet të ishte në një koncert në Shkodër në orën 21:00, por nuk mundi të ishte i pranishëm.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto