Templates by BIGtheme NET

Aksident në F1, flet Versappen: E pranoj që ishte faji im, ndjesë Vettel

Pas aksidentit që shkaktoi me pilotin gjerman të Ferrarit, Sebasian Vettel, në një intervistë pas garës Verstappen ka kërkuar ndjesë.

“I kam kërkuar ndjesë Vettel për aksidentin. E pranoj që ishte faji im, duhej të prisja momentin dhe mund ta parakaloja pa probleme më vonë. Më mungoi durimi, por kur je në pistë me 300km/orë nuk duhet të nxitohesh edhe pse është e lehtë ta thuash tani, pas gare”, tha Max Verstappen.

Pas aksidentit, Verstappen u penalizua me heqjen e dy pikëve nga patenta e tij dhe me 10 sekonda, që i shkaktuan mbylljen e garës në vendin e pestë. Ndërsa Vettel e mbylli garën për çmimin e madh të Kinës në vendin e tetë nga vendi i parë që e nisi.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto