Templates by BIGtheme NET

Arrestimi i Gjuriç në Kosovë, mediat serbe: NATO mbështet aksionin

NATO ka mbështetur aksionin ndaj arrestimit të zyrtarit serb Marko Djuriç, i cili hyri pa leje në Kosovë më 26 mars.

“Djuric kërkesën e çoi pas orës 17 të premten, pra kur zyrat nuk janë duke punuar. Ndërhyrja e Policisë së Kosovës në veri ishte e drejtë pasi zyrtarët serb duhet të informojnë KFOR-in dhe të aplikojnë për një leje, marrëveshje të tilla janë miratuar edhe nga NATO”-thonë për mediat serbe burime nga NATO.

Të pyetur se nëse vlerësimet e presidentit serb Vuçiç ishin të sakta kur thoshte se policët kosovarë ishin provokues dhe brutal ndaj Gjuriç, zëdhëndësit e NATO-s u shprehën se: “Siç edhe u tha, EULEX nuk ndërhyri si një forcë tjetër parandaluese, dhe as KFOR-i, kjo do të thotë se policia kosovare e përballoi mjaft mirë situatën. Tanimë Kosova është në gjendje të zgjidhë situatat që mund të ndodhin brenda kufirit të saj”.

Marrë nga: beta.rs

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto