Templates by BIGtheme NET

Daçiç: Po punoj që të reduktoj nën 100 numrin shteteve që njohin Kosovën

Një deklaratë të fortë ka bërë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç pasi ka thënë se qëllimi i tij është që numri i vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës të reduktohet nën 100.

Sipas ” Ekspress” Daçiq tha se ka formuar një ekip njerëzish, i cili merret vetëm me çështjen e zvogëlimit të numrit të vendeve që kanë njohur Kosovën, duke potencuar se për të ky është prioritet në aktivitetin politik të Serbisë.

“Fillova të punoj në atë drejtim që vendet ta tërheqin njohjen. Njerëzit nga Fixhi nuk e kanë idenë se e kanë njohur Kosovën. Disa madje as nuk e kanë njohur, kurse ndodhen në listën që e ka ministria e jashtme e Kosovës”, tha Daçiç. 
Ai shtoi se Ministria e Jashtme po punon për të reduktuar numrin e njohjeve, por edhe ministritë e tjera duhet t’i kushtojnë vëmendje kësaj çështje.
I pyetur nëse Kosova do të marrë një karrige në Kombet e Bashkuara, Daçiq tha se kjo “do të thotë që Serbia duhet t’i thotë Rusisë dhe Kinës që të mos luftojnë kundër hyrjes së Kosovës në OKB”.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto