Templates by BIGtheme NET

Deputeti i PD-së mbron Stresin: Rama e di që ai mund të rrënojë figurën e tij tek rinia

Para disa ditësh, reperi i njohur shqiptar Stresi u shoqëra në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë se bashku me disa të rinj të tjerë, pasi në lokalin ku qëndronin u gjetën disa doza lënde narkotike kokainë.

Të nesërmen reperi u lirua dhe ndaj tij nuk u ngrit asnjë akuzë.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe deputeti i PD-së, Luciano Boçi, i cili me anë të një statusi në Facebook ka mbrojtur Stresin.

Sipas tij Stresi i Ramës quhet STRESI, pasi ai e ka e ka sfiduar Ramën herë me arratisje dhe herë me deklarata thumbuese e të drejpërdrejta.

Përdoruesi më zyrtar në vendin tonë që dihet dhe botërisht është vetë kryeministri. Por ky nuk ndalohet e arrestohet nga “policët”. Ky nderohet!???? Po e them këtë që mos më akuzojnë pastaj për moskallzim krimi, siç ja bënë dhe Stresit.”-shkruan deputeti demokrat.

Postimi i plotë:

Stresi i Ramës quhet STRESI
Jo në një rast këngëtari i njohur e ka sfiduar Ramën.
Njëherë me arratisje. Shpesh me deklarata thumbuese e të drejpërdrejta.
Rama e di mirë që ato ndikojnë shumë në rrënimin e figurës së tij tek rinia. 
Prandaj nuk është fare i qetë për këtë.
Megjithëse Rama ka bërë shpesh ndaj Stresit “të padëgjuarin”, atë hakmarrësin e vogël që i gëlon në shpirt e ka aktivizuar gjithmonë dhe stresi i është shtuar.
I akuzoi të atin vetëm para pak ditësh, në kazanët e tij, se ishte organizator në protestën e Kukësit dhe tani godet vetë këngëtarin.
Angazhoi forcat speciale, agjentët, policinë, sejmenët e soj e sorollop, m.q.s Stresi siç e ka pranuar dhe vetë si artist që është, e bënte ndonjë vizë me raste festash, vetëm e vetëm ta arrestonte.
Unë habitem si nuk organizon po kaq forca me kap ato që e fusin kokainën në Shqipëri dhe që e shpërndajnë.
Sa për përdoruesit, nuk po bëj moralistin, nuk jam dakort me atë çka ato bëjnë.
Por ama përdoruesi më zyrtar në vendin tonë që dihet dhe botërisht është vetë kryeministri.
Por ky nuk ndalohet e arrestohet nga “policët”.
Ky nderohet!????
Po e them këtë që mos më akuzojnë pastaj për moskallzim krimi, siç ja bënë dhe Stresit.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful