Templates by BIGtheme NET

Marota ‘lidh’ Alegrin, tregon për merkaton e fuqishme bardhezi

Drejtori sportiv i Juventusit, Marota, ka deklaruar se trajneri Alegri do qëndrojë sërish në Torino duke hedhur poshtë zërat për një largim të mundshëm tijin në fund të sezonit.

‘Alegri do qëndrojë me ne. Ka 4 vite këtu dhe nuk do ndryshojmë asgjë në strategjinë e ekipit. Kemi objektiva të mëdha dhe tekniku do vijojë punën me ekipin vetëm në rast se do të dëshirojë të largohet me çdo kusht’.

Më tej Marota foli edhe për objektivat e ekipit për sezonin që vjen ku do kërkohet titulli kampion dhe Liga e Kampionëve dhe për këtë klubi pritet të bëjë një merkato cilësore ku synohet shumë emra ndër të cilët Emre Can dhe Alvaro Morata.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto