Pas sigurisë që tregoi në dy garat e para, mesa duket gjërat nuk po shkojnë edhe aq mirë për Sebastian Vettel.
Në garën e sotme të vlefshme për Çmimin e Madh të Kinës, piloti gjerman u përplas nga Max Verstappen duke bërë që Vettel të përfundonte në vendin e tetë një garë që e nisi nga vendi i parë.
Në fund të garës, Vettel u shpreh: “Nuk kam çfarë them për Verstappenin sepse e patë vetë të gjithë. Garat kështu e kanë. Janë gjëra që ndodhin dhe ishte diçka negative për të dy”.
Me vendin e tetë, Vettel ruan kryesimin e Botërorit të Formula 1 me 54 pikë, 9 më shumë sesa britaniku Leëis Hamilton, i cili e përfundoi garën në vendin e katërt.
MUND TË KOMENTOSH
Komento i pari