Templates by BIGtheme NET

Ricciardo triumfon në Kinë, Verstappen përplas Vettel (Video)

Daniel Ricciardo me Red Bull ka fituar sot garën e Çmimit të Madh të Kinës në Formula 1, prova e tretë sezonale e Botërorit të 2018-tës.

Pritej që të ishte skuteria e Ferrarit me Sebastian Vettel, ajo që do të konfirmonte se kush ishin favoritët për këtë sezon por një aksident ndryshoi gjithçka.

Në start Vettel arriti të mbante vendin e parë ndaj Raikkonen, por ky i fundit u parakalua pothuaj nga të gjithë ata që kishte mbrapa, përfshi Mercedes dhe Red Bull.

Por gara mori tjetër rrjedhë pasi Verstappen goditi Vettel që ishte në vendin e tretë, goditje nga e cila përfitoi Raikkonen, ndërsa Vettel mbylli garën në vendin e 8.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto