Templates by BIGtheme NET

Rikthimi i Milo Gjukanoviçit, fiton zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi

Milo Gjukanoviç pritet të jetë presidenti i ri i Malit të Zi. Sipas rezultateve jopërfundimtare të Qendrës për Monitorimin e Zgjedhjeve (CEMI) të publikuara të dielën në darkë, Gjukanoviçi ka marrw 53.8 përqind të votave, kurse rivali i tij kryesor, Mladen Bojanic, 33.5 përqind.

Numërimi jopërfundimtar i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e konfirmoi këtë tendencë, duke i dhënë 56 vjeçarit Gjukanoviç përparësi edhe më të madhe. Asnjëri prej gjashtë kandidatëve të tjerë nuk arriti të mbledhë një numër dyshifror votash.

Fitorja e re do të thotë kthimin e Gjukanoviçit në postin që ai e ka mbajtur prej viteve 1998 deri 2002.

Vitet e fundit Gjukanoviçi e largoi Malin e Zi nga aleanca tradicionale e ngushtë me Rusinë. Ai e akuzoi Moskën për përfshirje në një përpjekje për grusht shteti në ditën e zgjedhjeve të fundit parlamentare në tetor 2016.

Ai ka qenë kryeministër i Mali të Zi në tre qeveri nga viti 1991 deri në 1998 si dhe më pas sërish kryeministër në tre qeveri të tjera ë vitet 2003-2006, 2008-2010 dhe 2012-2016. Më pas ka qenë president i vendit nga viti 1998 deri në 2002.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto