Templates by BIGtheme NET

Si e arrestoi policia kuksianin në mes të natës, prokuroria falsifikoi orarin (Video)

Avokati Altin Goxhaj ka denoncuar policinë për arrestimin e 23 kuksianëve pas protestës kundër taksës në rrugën e kombit.

Në një video të publikuar prej tij, ilustrohet arrestimi i njërit prej kuksianëve, Xhevahir Herenit, në orën 02:50 të mëngjesit.

Ndërkohë në procesverbalin e gjykatës së Kukësit në vendimin e dhënë ndaj 23 kuksianëve shkruhej se arrestimet e tyre ishin kryer në  orën 10:00 të paradites.

Sipas avokatit, kjo është një provë e fortë që nxjerr zbuluar policinë dhe prokurorinë për falsikim dokumentesh dhe e bën të parregullt arrestimin e kuksianëve.

Ai ka kërkuar që Avokatja e Popullit të marrë video-provën e rëndësishme që nxjerr zbuluar veprimet e policisë gjatë arrestimit të 23 kuksianëve.

Këtë parregullsi e kishin denoncuar më herët edhe vetë të arrestuarit dhe avokatët e tyre në seancën e zhvilluar në gjykatën e Tiranës ku u dha edhe masa ndaj tyre me 11 që mbetën në burg.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful