Templates by BIGtheme NET

‘Unë dhe ime shoqe, dy të vdekur, gjallë’/ Poezia e të atit që emocionoi Alban Skënderajn

Gjatë mbrëmjes së djeshme në emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’ pasi ishte pjesë e një surprise të një fansje, një surprizë ishte rezervuar edhe për kantautorin Alban Skënderaj.

Aktori i njohur Çun Lajçi  interpretoi një poezi të shkruar nga babai i Albanit në vitin 1997, kur Albani ishte larguar për në Itali dhe famlja e tij nuk kishte mësuar për fatin e tij për një muaj.

“Unë jam natyrë që emocionoj dhe emocionohem shpejt. Fatkeqësisht jam në luftë të vazhdueshme me emocionet që të mos më rrëmbejnë. Më ktheve pas në kohë dhe më rrëmbeve me interpretimin tënd. Këtë poezi e ka shkruar babai im kur unë u nisa për në Itali dhe kisha më shumë se një muaj pa folur me ata”-u shpreh këngëtari.

Por Çun Lajçi kishte disa këshilla për Albanin, të cilat aktori ia kërkoi miqësisht që t’i përdorte me vajzën e tij, Amelinë.

Shpresoj që ti të bësh çmos që fëmija yt të mos lëvizë nga vendi. Kemi bredhur në shumë vende, por nëse ne jemi ata që e duam Shqipërinë nuk mjafton vetëm fjala. Mjafton bima dhe këto lule që ta zbukurojnë dhe të kemi vërtet një Shqipëri që del nga ato këngë dhe poezi që kemi”

Poezia e shkruar nga babai i Albanit:

Tri javë pa sy,

Tri javë pa fjalë,

Unë dhe ime shoqe,

Dy të vdekur, gjallë.

Buzët…kapak burgu

Sytë, hije muzgu.

Kthejm’ kryet, shikojm’ nga deti,

Lëkundje, tërmeti

I kthejmë nga qielli, asnjë rreze dielli

Si statuja, ngrirë,

Me zemër të mpirë,

Shikojmë në errësirë.

Deti nxjerr të vdekur,

Ne presim të mekur,

Ne presim një lajm, një lajm për tim bir

Rrëmbyer nga ikja që s’pati mëshirë

Lutemi Zotit, qoftë lajm i mirë!

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful