Templates by BIGtheme NET

Veseli ‘përplaset’ me kryeparlamentaren serbe: Kosova është shtet i pavarur, na respektoni ligjet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkovic kanë pasur një moment ku janë përplasur me njëri-tjetrin në Sesionin e Pestë Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, në Slloveni.

“Molla e sherrit” për këtë përplasje ishte arrestimi i Marko Gjuricit, i cili u fut ilegalisht në Kosovë.

Kryetarja e Parlamentit serb në fjalën e saj u shpreh se edhe pse dialogu me Prishtinën ka pesë vjet që po vazhdon sërish ata arrestuan njërin nga pjesëmarrësit e dialogut, Marko Gjuriç.

I menjëhershëm ishte edhe kundërpërgjigjia e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, i cili tha se Gjuriç u arrestua sepse hyri në mënyrë ilegale.

Për rastin e Gjuricit, të cilin e përmendën kolegët nga Serbia, neve na vjen keq, shpresojmë që në të ardhmen të mos ndodh më, por Kosova është shtet i pavarur, andaj duhet respektuar ligjet dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Gjuric si zyrtar i lartë i Serbisë, ka qenë disa herë në Kosovë. Ai është i mirëseardhur në Kosovë sa herë që të dojë, por që duhet të respektojë institucionet, pra të marrë leje për të hyrë në Kosovë. Pra në rastin në fjalë ai erdhi në Kosovë në mënyrë ilegale, nuk respektoi autoritetet shtetërore, bëri përpjekje për të krijuar kriza që kanë qenë të panevojshme, prandaj ai nuk është arrestuar por është dëbuar nga shteti i Kosovës”, ka thënë Veseli.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto