Templates by BIGtheme NET

Lagerfeld: S’doni që t’ju heqin të brendshmet? Mos u bëni modele, shkoni në manastir!

Drejtori kreativ i shtëpive të modës Fendi dhe Chanel, Karl Lagerfeld, në një intervistë për gazetën franceze “Numero”  është shprehur se është i lodhur nga lëvizja  #MeToo, që u krijua në Hollivud nga dhe ka për qëllim mbrojtjen dhe dhënien kurajës aktoreve dhe modeleve që janë ngacmuar seksualisht.

“Modelet duhet ta dinë se çfarë janë duke bërë. Nëse nuk do që dikur të t’i heqë mbathjet, mos u bëj modele. Shko në manastir”,- ka thënë stilisti gjerman.

Gjatë kësaj interviste 86-vjeçari ka folur edhe për Karl Templer, ish-drejtor kreativ i revistës, i cili u akuzua se prekte modelet në pjesët intime. Ai e ka mbrojtur dhe se ndihet i acaruar.

“Ajo që më trondit janë gjithë këto aktoruce, që patën nevojë për 20 vjet për të kujtuarse çfarë ka ndodhur. Përveç faktit që nuk ka asnjë dëshmitar për të vërtetuar akuzat”,- ka thënë më tej stilisti.

Lëvizja #MeToo nisi në kinematografinë amerikane, pas shpërthimit të skandalit seksual, por pas aktoreve pati edhe modele që deklaruan se janë abuzuar seksualit.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto