Templates by BIGtheme NET

Abazaj anashkalon Skënderbeun, transferohet në Anderlechti

Talenti i Luftëtarit të Gjirokastrës, Kristal Abazaj ka bërë hapin e tij të madh të karierës duke nënshkruar për skuadrën e madhe në Belgjikë të Anderlecht.

Nga vera Abazaj nuk do jetë më pjesë e Skënderbeut, lajmin për largimin e elbasanasit drejt skuadrës belge e ka dhënë vetë klubi. 21-vjeçari ka treguar aftësi të mira në kampionatin shqiptar duke marrë edhe hapin e madh për të luajtur në nivele të larta në kampionatin belg.

Drejtori sportiv i klubit Luc Devroe është shprehur: “Kristal Abazaj është një nga talentet më të mirë që ka në Shqipëri. Ne jemi shumë të kënaqur që kemi nënshkruar me një futbollist të tillë premtues, i cili do të tregojë potencialin e tij në klubin tonë.”

Pasi ka firmosur me belgët për 3 vite, Abazaj ka thënë edhe fjalët e para: “Klubi i Anderlecht është një klub i madh europian, dhe i njohur edhe në ambientin shqiptar. Jam i lumtur që do të jem pjesë e këtij ekipi, dhe do jap maksimumin.”

Gjatë merkatos së janarit Abazaj kishte rënë dakord për një kalim  te Skënderbeu për në sezonin e ri por duket se korçarët tashmë kanë lënë të lirë Abazaj.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto