Templates by BIGtheme NET

Aksident i rëndë në Kamëz, makina përplas për vdekje këmbësorin

Në Kamëz ka ndodhur një aksident i rëndë pasi ka humbur jetën një këmbësor. Një 27-vjeçar ka aksidentuar për vdekje të moshuarin me makinën e tij tip “Romeo Clio”. 

Në prangat e polisisë ka rënë drejtuesi me iniciale O.H. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës. 

DETAJE:

Më datë 16.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi O.H, vjeç 27, banues në Çekrezë Kamëz, pasi më datë 15.04.2018, pranë rrugës “Tokio”, Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Reno Clio”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen e menjëhershme të një shtetasi të paidentifikuar rreth 70 vjeç. Punohet për identifikimin e kufomës. Neni 290/3 i Kodit Penal.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto