Templates by BIGtheme NET

Ambasadorja amerikane paralajmëron një tjetër sulm me raketa

Nikki Haley, ambasadorja amerikane në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ka paralajmëruar sërish sulme me raketa në Siri. Kjo nëse Bashar al-Assad  kryen një sulm tjetër me armë kimike. 

“Nëse Assadi nuk e ka dëgjuar mesazhin” pas goditjes me 105 raketa të shtunën në sulmin e ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca, “do ta pësojë”.

“Do të ketë sulme të tjera. Nuk mund lejojmë as përdorimin më të vogël të armëve kimike”, tha Haley për rrjetin Fox News.

Ambasadorja amerikane tha se “është plotësisht në dorë të Assadit” nëse bëhet fjalë për një goditje të vetme nga aleatët perëndimorë në përgjigje të sulmit me armë kimike që besohet që kreu regjimi sirian një javë më parë dhe që la mbi 75 të vrarë, ose nëse do të ketë një fushatë të vazhdueshme ushtarake kundër Sirisë.

Po ashtu, Haley ka folur edhe për mbështetjen që Rusia po i jep  regjimit të Assadit. Në një intervistë për rrjetin CBS, Haley tha se të hënën do të njoftohen sanksione të reja kundër Rusisë për këtë çështje.

Sanksionet, tha ajo, do të godasin “direkt çdo kompani që ka punë me pajisjet që kanë lidhje me sulmin me armë kimike në Siri”.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful