Templates by BIGtheme NET

Dasmë në Hollywood, dalin fotot nga ceremonia e fshehtë

Aktorja Gwyneth Paltrow dhe producenti Brad Falchuk janë martuar. Po, po! Ata jo vetëm na surprizuan kur dhanë lajmin e fejesës, por edhe me martesën e tyre të fshehtë.

“Harper’s Bazzar” shkruan që martesa e çiftit u zhvillua në një ceremoni në Teatrin e Los Angeles, këtë të shtunë dhe ishte menduar të mbahej sekrete.

Ndryshe nga nuset e zakonshme, Paltrow ishte veshur me një fustan në ngjyrë vishje, ndërsa Falchuk kishte veshur një kostum të bardhë.

Të ftuar në ceremoninë martesore, kanë qenë mbi 400 persona, duke përfshirë edhe yjet e Hollywood-it, Kate Hudson, Cameron Diaz, Jennifer Aniston, Julia Roberts e shumë të tjerë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto