Templates by BIGtheme NET

Deputeti i LSI-së paralel me Ramën: 6 minatorë janë vrarë muajt e fundit

LSI është shprehur në mbështetje të plotë të minatorëve në kërkesën e tyre për miratimin e statusit.

Në një dalje për mediat nga selia e LSI-së, deputeti Përparium Spahiu e ka quajtur të shëmtuar shfaqjen e sotme të kryeministrit në dëgjesën me video me minatorët.

Ai deklaroi se muajt e fundit kanë humbur jetën 6 minatorë, ndërsa Rama jo vetëm që u rrëzoi statusin, por tani edhe tallet me ta me bashkëbisedime me video.  

“Dy ditë më parë një 37-vjeçar humbi jetën tragjikisht në Bulqizë. Pak ditë më parë një tjetër humbi jetën në minierë. Situata është tragjike pasi familjet e lëna pa asnjë ndihmë ekonomike mund ta humbin edhe mbështetjen ekonomike pasi babai mund t’u ketë lënë një shtëpi apo edhge një makinë. Statusi i minatorit mund t;u jepte njëfarë sigurie për profesionin më të vështirë. Rama e hodhi poshtë statusin e minatorit, mes tyre ishin deputetët e zgjedhur me votat e minatorëv mes tyre edhe mashtruesi më i madh, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla.Minatorët do dalin në protesta masive deri në përmbushjen e kërkesës së tyre për statusin, që të gjitha qeveritë ua kanë borxh minatorëve. Valën e protestave këtë vit e nisën minatorët, e vazhduan naftëtarët, kuksianët e më pas biznesi i vogël. Lëvizja Socialiste për Integrim, ashtu sic ka mbështetur çdo iniciativë që ka lidhje me mirëqënien e cdo shqiptari, absolutisht do të mbështesë dhe përkrahë shtresën më të vuajtur të shoqërisë por që i ka dhënë më shumë se çdo kush tjetër, minatorët.”

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto