Templates by BIGtheme NET

Flet inxhinieri, hedh poshtë deklaratat e Çulit dhe Kumbaros për çarjen e mureve

 

Siç edhe e paralajmëruan, artistët, qytetarët dhe mbështetës të mos-shëmbjes së Teatrit kanë zhvilluar dëgjesën e tyre jashtë ambienteve të tij.

Sipas artistëve Rama po kërkon të shembë teatrin ekzistues dhe të ndërtojë aty 6 kulla me nga 30 kate dhe si kundërpërgjigje ata prezantuan projektin e tyre, i cili është i bazuar në rikonstruktimin e godinës ekzistuese dhe jo shembjen e këtij objekti.

Pas dëgjesës të gjithë të pranishmit kanë shkuar të shikojnë nga afër faqen e murit të Teatrit që është përdorur si justifikim për prishjen e tij.

Mes të pranishmëve ndodhej edhe një inxhinier, i cili gjatë inspektimit u shpreh se kolonat e Teatrit janë 35 me 20 cm dhe të ndërtuara me beton. “Një material që sa më shumë të vjetërohet aq më shumë forcohet”, është shprehur inxhinieri.  Sipas tij dëmtimet e bëra s’kanë lidhje me strukturën ekzistuese dhe se vetë afërsia e kolonave e bën atë të qëndrueshme, që do të thotë se nuk ka rrezik për shembje. 

“Madje materiali i përdorur për ndërtimin e Teatrit është risi për kohën pasi kombiminimi i çimentos dhe drurit nuk është përdorur herë tjetër më parë”, është shprehur ai. Gjithashtu inxhinieri ka hedhur poshtë çdo mundësi që ky material të jetë kancerogjen.

Më parë të dy edhe drejtori Çuli edhe ministria Kumbaro njëzëri u shprehën se vendimi i shembjes ishte i drejtë pasi struktura e Teatrit nuk ishte më e sigurt.

“Duhet të ndërtohet një teatër i ri kombëtar me parametra europianë, s’kam frikë të them se kjo godinë është një tmerr dhe sapo vjen dimri jam në terror dhe një nga arsyet pse po e mendoj rikandidimin tim është vështirësia e madhe e përballjes me këtë godinë që po i rrëshket toka, teatri është i çarë nga njëri krah, kur vijnë në dimër, kaldaja s’arrin dot ta ngrohë. Ristrukturim do të thotë që duhet 3-4 mln lekë, dhe do ishte e përkohshme, s’kemi nevojë për një gjë të përkohshme, por teatër të rezistojë në kohë 200-300 vjet. S’ka magazina, këtë e kuptojnë vetëm specialistët e teatrit, kemi nevojë për hapësirë më tepër”, është shprehur Çuli.

“Nuk është aspak e  fshehtë që situata në TK, situata fizike është në gjendje shumë të rëndë. Ne kemi bërë vlerësimin teknik të asaj situate, që nuk ndodhi në një ditë as në një vit, është situatë që të paktën ka 15 vite që flitet dhe asnjëherë nuk është thënë publikisht me zë të lartë që teatri është duke u rrënuar. Sot ka mbërritur degradimi i teatrit, ku çdo ndërhyrje e bën gati të pavlefshëm dhe gati të pamundur rikonstruktimin e tij në atë gjendje. Këtë mund ta thonë vetë aktorët që luajnë aty brenda dhe unë vetë e kam vizituar çdo cep”, është shprehur Kumbaro.

Gjatë kqyrjes së anës së godinës aktori Arben Derhemi ka ngritur një tjetër shqetësim duke thënë se Bashkia ka lënë një pemë pa i prerë degët në mënyrë që të “kontribuojë” në prishjen e ullukut./Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful