Templates by BIGtheme NET

Gjosha: Raporti për çeljen e negociatave ishte i pritshëm dhe pozitiv

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka folur për raportin e Komisionit Evropian nga i cili pritet që të ketë lajmin pozitiv për çeljen e ngeociatave. Gjosha shprehet në një intervistë për Report Tv se ky raport pritej dhe se nuk është habi pasi mënyra se si është pasqyruar shpreh rikonfirmimin e rekomandimit që është dhënë që në nënor të vitit 2016.

Gjosha e vlerësoi raportin pozitiv pasi flet për një rekomandim për çeljen e negociatave.

“Raporti është pozitiv për sa kohë flet për një rekomandim të mirë për çeljen e negociatave. Unë jam e detyruar ta lexoj më në detaje, duke e parë gjerësisht dhe duke njohur Komisionin Evropian”- u shpreh Gjosha.

E pyetur nëse Reforma në Drejtësi po jep efekt, Gjosha tha se “kemi votuar ligje të cilat po t’i rikthehemi do të shohim që aty ka gjëra të cilat e pengojnë reformën dhe nuk lejojnë vazhdimësinë e saj në një kohë të gjatë apo dhe rezultate e saj në një të ardhme të afërt. Megjithatë procesi teknik i reformës deri te votimi i tij, ndryshimet kushtetuese janë bërë me konsensus të plotë dhe kjo është një çështje që është mbyllur. Pyetja më e madhe për reformën në drejtësi është zbatimi. Ndoshta këtu Shqipëria ka vuajtur për një kohë të gjatë jo vetëm për këtë reformë por për gjithë zbatimin e ligjeve, reformave të ndërmarra në vite”

Gjosha shtoi se LSI e mbështet procesin e integrimit dhe rikonfirmoi edhe njëherë se nuk do të marrë asnjë iniciativë për bllokimin e tij.

Ne i kemi rrëzuar të gjitha deklaratat që janë thënë deri më sot se opozita po shkatërron procesin e integrimit. Në janar, LSI ka dërguar një shkresë zyrtare Komisionit Evropian duke i kërkuar çeljen e negociatave të Shqipërisë në mënyrë të menjëhershme dhe pa kushte. Kjo, për shumë arsye, sepse ne besojmë që ky është një proces teknik i gjatë, kështu që duhet mbajtur le të themi i ndarë nga i gjithë ai dialogu politik në vend dhe retorika agresive që ne shpeshherë kemi me njëri-tjetrin”- u shpreh Gjosha.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto