Templates by BIGtheme NET

Goditet rrjeti i prostitucionit në Greqi, mes të arrestuarve edhe shqiptarë

Policia greke ka goditur një rrjet prostitucioni dhe mes të arrestuarve kanë qënë edhe tetë shqiptarë që shfrytëzonin vajza të huaja, kryesisht nga Bjellorusia të cilat kërkonin azil në Greqi.

Të arrestuarit janë të moshës nga 25 deri në 68 vjeç. Ata detyronin vajzat që të punonin 15-16 orë në ditë, secila me rreth 40 klientë.

Sipas të dhënave të policisë greke, pagesa ishte 20 Euro për çdo vajzë dhe të ardhurat në ditë llogariteshin në rreth 800 Euro.

Hetimet për këtë rast kanë filluar që në muajin shkurt të vitit të kaluar kur dy gra të huaja që po shfrytëzoheshin u pikasën nga policia.

Me përdorimin e dhunës psikologjike, kërcënimeve dhe borxheve të supozuara nga ana e shfrytëzuesve, ata i detyronin vajzat të dilnin për 15-16 orë në ditë. 

Gjatë kontrolleve të kryera në shtëpitë e të arrestuarve u gjetën dhe u konfiskuan 11,410 euro, tre pasaporta me pulla hyrëse dhe dalëse false, një pasaportë të personave të tretë, një numër dokumentesh dhe shënime të shkruara me dorë në lidhje me funksionimin e bordeleve.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto