Templates by BIGtheme NET

‘I refuzohet viza për në SHBA’/ Doshi hallin e ka te Llalla: Do arrestohet apo jo?

Tom Ddoshi

Pas lajmit të publikuar se Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar hyrjen në SHBA Tom Doshit dhe familjes së tij ka reaguar menjeherë deputeti i cili ka thënë se nuk është në dijeni për një vendim të tillë.

Doshi në fjalën e tij për BalkanWeb është shprehur se lajmin e ka marrë vesh vetëm kur është kontaktuar nga ato. Më tej ai sqaroi edhe rastin kur ka aplikuar për vizë amerikane.

Nuk kam dijeni për këtë vendim. Mua nuk më ka ardhur një vendim i tillë. Gruaja ime dhe fëmijët e mi kane pasaportë australiane. Ndërsa unë kam patur vizë amerikane, por më ka skaduar. Në momentin që kam aplikuar sërish për vizë, më kanë kërkuar dokumente nga prokuroria. Por duke qenë se në atë kohë isha në hetim nuk çova dokumente shtesë, dhe viza mbeti pezull”- tha Doshi.

I pyetur lidhur me akuzat që DASH ka bërë ndaj tij se akuzohet për korrupsion, deputeti tashmë nën siglën e PSD ka thënë se nuk është marrë asnjëherë me tendera dhe që të bësh korrupsion duhet të jesh ministër apo kryeministër.

Me bërë korrupsion, duhet të jesh ministër, kryeministër. S’jam marrë asnjëherë me tendera dhe skam pasur lidhje. Jam taksapaguesi më i madh në Shqipëri”- u shpreh Doshi.

Duke folur më tej Doshi mbron me ngulm se nuk është i përfshirë në korrupsion dhe se ndalimi i tij pak kohë më parë ka qënë i paligjshëm duke e vazhduar me një ironi ndaj ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Unë jam i pastër dhe skam frikë. Jam arrestuar në mënyrë të paligjshme. S’ja vlen të merrem me këtë punë. E ndjej veten të pastër. Skam probleme si Adriatik Llalla që merret me korrupsion. Unë do kërkoj të drejtën time, kjo është arsyeja për sot. Një akuzë e tillë…ju e shihni se si CNN sulmon Trump që ‘ka blerë zgjedhjet’ dhe ai vazhdon e bën presidentin. Ju mediat e bëni kaq të madhe (Qesh). Kush është në politik, do goditet”- u shpreh Tom Doshi për News 24

Duke vazhduar ironinë më tej Doshi pyet nëse mediat kanë ndonjë lajm nëse Llalla do Arrestohet apo jo.

S’është një media që e thotë, por DASH. A keni frikë ju që mund të hapet hetim nga prokuroria?

Për ça të kem frikë unë? A jeni në terezi? A e merrni vesh? A po e merr vesh?! Mos bëni pyetje budallaqe. Jam njeri më i votuar në Shqipëri. Populli më ka votuar, mos u merrni me këto ça thuhen. Me këto tenderat ca thoni ju. Unë paguaj taksa dhe jam në rregull me shtetin. Mos u shqetësoni për mua. Po për Llallën a keni ndonjë lajm, a do arrestohet apo jo?

Akoma jo. Ne presim informacione nga ju…
Doshi: Ahh. Faleminderit.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful