Templates by BIGtheme NET

Iniesta largohet nga Barcelona, drejt Kinës për një pagë më të mirë

Skuadra e Barcelonës ka filluar të bëjë planet pa mesfushorin veteran Andres Iniesta, i cili duket se ka vendosur ta mbyllë karrierën e tij në Super League kineze.

Pas 30 qershorit, mesfushori do të jetë zyrtarisht një futbollist i lirë dhe pritet që njoftimin zyrtar për largimin e tij ta japë pas finales së Kupës së Mbretit.

Përveçse do të luajë, spanjolli në Kinë edhe do të krijojë edhe kampe futbolli për fëmijë duke përfituar një pagë prej £600,000 në javë. Pagë kjo e cila do ta vendoste Inestën në ragun e lojtarëve më të mirëpaguar, madje edhe më shumë se shoku i skuadrës Lionel Messi që paguhet £500,000 në javë.

Marrë nga: dailymail.co.uk

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto