Templates by BIGtheme NET

Ish-Zonja e Parë e SHBA-së në gjendje të rëndë, heq dorë nga mjekimet

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Barbara Bush, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo ka refuzuar trajtimin e mëtejshëm mjekësor dhe do të kalojë kohën në “kujdesin” e  familjes së saj.

Këtë vendim zonja Bush e mori, pas një sërë vizitash të fundit në spital të cilat kanë rezultuar tepër të lodhshme për të. Lajmi është dhënë nga zëdhënësi i ish-presidentit, George HË Bush.

“Kjo nuk do të habisë ata që e njohin, që e dinë se Barbara Bush ka qenë një shkëmb përballë shëndetit të saj të dështuar. Ajo nuk hqetësohej për veten, falë besimit të saj, por për të tjerët.”, thuhet në deklaratë.

Barbara Bush, tani në moshën 92 vjeçare, vuan prej kohësh nga një sëmundje polmonare dhe shumë shqetësime kardiake, të cilat e kanë çuar shpesh herë në spital.

Bashkëshorti i saj, në moshën 93-vjeçare, është presidenti më i gjatë i SHBA-së. George HË Bush gjithashtu, ka patur probleme shëndetësore dhe vitin e kaluar ka kaluar një periudhë në kujdesin intensiv për pneumoni.

Barbara Bush është e vetmja grua, që ka parë të betoheshin për president të SHBA-së edhe bashkëshortin edhe djalin.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful