Templates by BIGtheme NET

Lajme të këqija nga Fronti i Perëndimit

Nga Klodian Tomorri

Ekonomia e Eurozones po ngadaleson me ritme te shpejta duke rrezuar te gjitha pritshmerite e Bankes Qendrore Europiane dhe Fondit Monetar.

Po vijne kohe te veshtira prape.

Gjasat jane qe rritja ekonomike ne bllokun e Euros te kete rene nga 3.5 per qind ne fund te vitit te kaluar ne 1.5 per qind ne muajt e pare te ketij viti dhe me tej akoma ne 1.2 per qind ne Prill. Te gjitha ekonomite po bien me radhe njera pas tjetres. Gjermania, Franca, Spanja.

Ngadalesimi i shpejte i Eurozones i ka kapur te gjithe te papergatitur. Deri tani Banka Qendrore Europiane ka mbajtur skenarin se rimekembja ekonomike e zones Euros do te vazhdoje te jete e forte edhe gjate vitit 2018, ashtu si vitin e kaluar

Por te dhenat e fundit mbi shitjet, prodhimin industrial dhe treguesit e ndjesise neper tregjet e BE-se sugjerojne se aktiviteti ekonomik ka pesuar nje ngadalesim te forte.

Ky eshte lajm shume i keq per Shqiperine.
Studimet empirike tregojne se per cdo 1 per qind rritje ekonomike ne Eurozone, Shqiperia perfiton 0.5 per qind rritje ekonomike shtese.

Nese Eurozona rritet me 4 per qind, rritja jone ekonomike vetem si pasoje e kesaj shtohet me 2 per qind. Kur Eurozona ngadaleson nga 4 per qind ne 1 per qind, rritja ekonomike e shqiperise humbet 1.5 per qind.

Ne raportin e fundit per ekonomine shqiptare, banka Boterore listoi ngadalesimin e Eurozones si riskun me te madh. Edhe FMN po ashtu liston ngadalesimin e Eurozones si riskun me te madh te ekonomise.

Shpresa e vetme eshte qe ngadalesimi i Eurozones ne muajt e fundit te jete i perkohshem dhe aktiviteti ekonomik te fitoje terren gjate muajve ne vijim.

Ndaj eshte ende shpejt per te thene se makthi yne me i keq ka filluar te vertetohet. Por sirenat e alarmit kane filluar te bien.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto