Templates by BIGtheme NET

Macron: Isha unë ai që e bindi Trump të mos largonte trupat nga Siria

 

Në fillim të këtij muaji presidenti i SHBA-ve, Donald Trump deklaroi se SHBA do të largohej nga Siria, shumë shpejt. Por kjo gjë nuk ndodhi, pasi të shtunën e kaluar forcat e përbashkëta amerikane, britanike dhe franceze goditën sajte të qeverisë siriane si reagim ndaj një sulmi të supozuar me armë kimike.

U duk e çuditshme, se si Trump ndryshoi vendimin kaq shpejt, por pas këtij ndryshimi fshihet presidenti francez.

Emmanuel Macron ka treguar, se ka qenë ai që e ka bindur presidentin amerikan Donald Trump për të mos u tërhequr nga Siria dhe të angazhohet në plan afatgjatë.

“10 ditë më parë, presidenti Trump thoshte: SHBA do të tërhiqen nga Siria. Ne e bindëm atë se është e nevojshme të qëndrojë atje më gjatë”,- është shprehur presidenti francez.

Trump dhe Macron, kanë një marrëdhënie miqësore dhe ditur është bërë edhe se, ata  kanë biseduar disa herë ditët e fundit para se aksioni ushtarak të ndërmerrej.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful