Templates by BIGtheme NET

Mijëra protestues në Barcelonë, kërkojnë lirimin e liderëve që punuan për pavarësinë e katalanasve (VIDEO)

Më shumë se 300,000 njerëz dolën dje në rrugët e Barcelonës, për të kërkuar që qeveria spanjolle në Madrid të lironte udhëheqësit e lëvizjes së pavarësisë katalane, të cilët po mbahen në paraburgim.

Protestuesit mbanin flamuj të shumtë të Katalonjës, si edhe një tjetër flamur të madh mbi të cilin shkruhej:“Për të drejtat dhe liritë, për demokracinë dhe unitetin, ne duam që ata të kthehen në shtëpi!”

Turma këndonte në kor:“Liri për të burgosurit politikë”.

Sipas policisë spanjolle, në marshimin në Barcelonën qendrore morën pjesë rreth 315,000 persona.

Tubimi u organizua nga grupi i Asamblesë Kombëtare Katalane dhe Grupet pro pavarësisë, udhëheqësit e të cilëve, Jordi Sanchez dhe Jordi Cuixart, u arrestuan në Madrid gjashtë muaj më parë. Sanchez dhe Cuixart mund të përballen deri në 30 vjet burg me akuzat për rebelim.

“Shumica e katalanasve, pavarësisht nga pozita e tyre politike, bien dakord se paraburgimi nuk justifikohet”, tha Camil Ros, kreu i degës katalanase të sindikatës UGT, e cila gjithashtu mbështeti protestën.

“Ajo që ne si sindikata po kërkojmë tani është dialogu.”, tha ai.

Nëntë politikanë katalanas po presin të dalin në gjyq, për rolin e tyre në përpjekjet e Katalonjës për të fituar pavarësinë nga Spanja.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful