Templates by BIGtheme NET

‘Nëse dobësohem, s’bëj dot ashtu siç dua unë’, këngëtarja tregon se po të ishte dobët s’do kishte sukses

Këngëtarja, Filoreta Radi e njohur me emrin e artit Fifi shpesh është komentuar për kilogramët e saj të tepërt. Por gjithmonë Fifi është shprehur se nuk e ka problem trupin dhe format e saj.

 Gjatë një interviste ka treguar se trupi ka ndikuar shpesh në marrëdhëniet e saj me meshkujt. E pyetur nëse ndonjë mashkull i ka kërguar dobësohet këngëtarja ka thënë që po ia kanë kërkuar.

 “Më kanë thënë, jo një plot, pafund. Imagjino të dobësohet gjithë kjo femër. Nuk mundem të të çoj në krah. Nëse dobësohem, nuk bëj dot ashtu siç dua unë. Por kohët e fundit kamë bërë një dietë sepse më ka dalë një problem në boshtin kurrizor, gjë që i kam humbur 7 kg. E dua veten siç jam, nuk kam pasur kompleks se jam e trashë. Unë mendoj se po të isha e dobët do të kisha tjetër sukses që nuk ka lidhje me Fifin”, -ka treguar këngëtarja në emisionin “Why not”.

Fifi është një nga këngëtaret më të dashura për publikun tonë, e kjo ndoshta për shkak të origjinalitetit të saj. Ajo u ka kushtuar edhe një këngë vajzave të shëndetëshme, me të cilën pati goxha sukses.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto