Neymar është rikthyer sërish në vëmendjen e mediave, këtë radhë për shkak të një historie që ai ka treguar me Lionel Messi-n.
Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Altas Horas”, Neymar ka treguar se si ka nisur miqësia e tij me Messi-n. Gjatë një ndjeshjeje ai kishte qenë gati duke qarë dhe Messi iu afrua.
“Mbaj mend një ndeshje ku isha gati duke qarë pasi gjërat nuk po ndodhnin ashtu siç i kisha parashikuar. Ishte pushimi i ndeshjes dhe Messi mu afrua dhe më tha se duhet të isha vetvetja, dhe aq. Ai më tha të mos trembesha kur luaja përkrah tij dhe Iniesta-s, por të bëja lojën time.
Të shihje atë përulësi nga dikush që i ka fituar të gjitha, i cili të thotë të japësh më të mirën tënde, ishte diçka që e mrekullueshme. Akoma ia them familjes sime atë histori. Ai më ka ndihmuar shumë profesionalisht por edhe personalisht.”, u shpreh Neymar.
Futbollisti është shprehur se ky moment me Messi-n e ka bërë që të fitojë vetëbesim, pasi më parë duke luajtur përkrah yjeve të futbollit si ai, ishte bërë i turpshëm.
“Të luash me yje si Messi, Iniesta dhe Xavi të bën të turpshëm. Por pasi fola me Messi-n dola nga momenti i vështirë dhe fillova të luaja me vetëbesim. Që nga ai moment kam një miqësi të madhe me Messi-n.”, janë fjalët e Neymar.
MUND TË KOMENTOSH
Komento i pari