Templates by BIGtheme NET

Operohet ‘luftëtari’, dhimbje koke për trajnerin bavarez në prag të dy supersfidave

Mesfushori kilian i Bajernit të Mynihut, Arturo Vidal ka disa kohë i dëmtuar.

Por mjekët kanë marrë vendimin për ta operuar.

Ky është një lajm aspak i mirë për bavarezë në prag të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Realit të Madridit dhe gjysmëfinales së Kupës së Gjermanisë, ndaj Leverkusenit.

Dëmtimi i lojtarit duket më serioz nga sa mendohej ndërsa nuk është përcaktuar ende koha se kur do kthehet në fushë Vidal.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto