Templates by BIGtheme NET

Profili i njeriut që udhëheq prej 20 vitesh, kush është Gjukanoviçi i Malit të Zi

Milo Gjukanoviç ka qenë kryeministër për më shumë se 17 vjet që nga viti 1991, me dy ndërprerje: në kohën kur ishte Presidenti i Malit të Zi nga vitit 1998 deri në 2002 dhe për herë të dytë, nga shtatori 2006 deri në shkurt 2008, ai u kënaq me të qenit udhëheqës e partisë kryesore qeverisëse.

Në Evropën post-komuniste, asnjë parti tjetër nuk ka dominuar jetën politike të një vendi aq shumë sa Partia Demokratike e Socialistëve të Malit të Zi (DPS) dhe udhëheqësi i saj, Milo Gjukanoviç.

Pas zgjedhjeve të para shumëpartiake në 1990, Gjukanoviç u bë kryeministër në fillim të vitit 1991. Ishte ditëlindja e tij e 29-të, duke e bërë atë kryeministrin më të ri në Evropë në atë kohë. Në fakt, posti i Kryeministrit ishte puna e tij e parë në punë.

Si një aleat i Sllobodan Millosheviçit në atë kohë, Milo Gjukanoviç mbështeti vendimin e Malit të Zi për të qëndruar në Federatën Jugosllave me Serbinë, pasi Sllovenia, Kroacia, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina shpallën pavarësinë në 1991-1992.

Gjatë mandatit të parë kryeministror, forcat malazeze brenda ushtrisë jugosllave morën pjesë në rrethimin dhe bombardimet e qytetit historik të Dubrovnikut në Kroaci. Kohë më vonë, ai ka kërkuar falje për këtë sulm në Kroaci.

Në vitin 1997 Milo Gjukanoviç u prish me Sllobodan Millosheviçin. Gjukanoviç arriti të mundë me rezultat të ngushtë politikanin pro-Millosheviçit, Momir Bulatoviç, në zgjedhjet presidenciale të Malit të Zi atë vit. Sllobodan Millosheviçi nxiti Momir Bulatoviçin për të bërë demonstrata përtë bllokuar marrjen e pushtetit nga Gjukanoviçit si president.

Dy vite më vonë Gjukanoviç u tërhoq nga sulmi serb ndaj Kosovës në konfliktin që shpërtheu duke thënë se Mali i Zi nuk ishte  palë në konflikt.

Madje lejoi mijëra refugjatë shqiptarë të Kosovës të qëndronin në Mal të Zi. Gjukanoviç njihet si lider pro-evropian dhe kjo mbështetje e ka ndihmuar jo pak që të konsolidojë pushtetin në Mal të Zi, përtej mbështetjes që ka ai ndër malazezët.

Në zgjedhjet e parafundit, të cilat u shoqëruan me protesta të shumta në vend ai akuzoi Rusinë për ndërhyrje në punët e brendshme duke financuar dhe nxitur opozitën për protesta dhe përmbysje të pushtetit me dhunë.

Zgjedhjet e fundit konfirmojnë linjën pro-evropiane të Malit të Zi, të mishëruar tek Milo Gjukanoviç, një politikan ndaj të cilit nuk kanë munguar akuzat për korrupsion, por edhe mbështetja e fortë nga Bashkimi Evropian. /Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto