Templates by BIGtheme NET

Rama ka frikë? Si komunikon në distancë me popullin për ‘çështjet e nxehta’

‘Çështjet e nxehta’ dhe problemet e rëndësishme të popullit mesa duket Edi Rama i zgjidh nëpërmjet një komunikimi online. Një trend ky i fundit i kryeministrit, i cili komunikon online me qytetarët shqiptarë duke ‘dëgjuar’ ankesat e tyre.

Dy rastet e fundit janë protesta e kuksianëve dhe minatorët e Bulqizës.  Këtë gjë Rama e bëri edhe pas protestës në “Rrugën e Kombit”  dhe arrestimit të kuksianëve. Ai nuk shkoi t’i takonte kuksianët për të dëgjuar shqetësimet e tyre në lidhje me taksën por ‘foli’ me ata online.

Të njëjtën gjë ka bërë ditën e sotme me minatorët e Bulqizës me të cilët ka komunikuar online për problematikat e tyre jetësore. Lindin pyetjet: Pse Rama komunikon me popullin online për ‘çështjet e nxehta’? Apo  ka frikën e përballjes me popullin?

Protesta e kuksianëve 

Rama nuk shkoi në Kukës por zhvilloi një interperlancë ‘live’ me banorët e Kuksësit përsa i përket tarifës në “Rrugën e Kombit”. Kjo protestë ka qenë një nga çështjet më të nxhta të kohëve të fundit, dhe Rama i ra shkurt…

Por ai doli blof  në komunikimin e tij në distancë me disa banorë të Kukësit për të negociuar për tarifën e ‘Rrugës së Kombit”. Dëgjesa që u shit nga kryeministri si bashkëbisedim me qytetarët kuksianë për të folur lidhur me problemet ekonomike të zonës dhe zgjidhjes së taksës së Rrugës së Kombit.

Shumica e kuksianëve që Rama bisedoi janë zyrtarë të administratës që lanë orarin e punës së  tyre  për të biseduar me të. Ata u shfaqën si protestues, por në fakt janë pjesë e PS-së. Sipas deputetes Albana Vokshi të pranishëm në komunikimin me Ramën ishin që nga ish të dënuar deri në drejtorë institucionesh.

Minatorët e Bulqizës

Nuk janë të pakta problemet që kanë minatorët në Bulqizë. Në javët e fundit kanë humbur jetën 2 minatorë. Ende qeveria nuk ka marrë asnjë masë në lidhje kushtet e vështira ku punojnë minatorët. Por Rama problemit të  tyre jetësor iu përgjigjet vetëm me një komunikim online. Sot kryeministrit zhvilloi një bisedim online me minatorët e Bulqizës. Nuk dihet aryeja pse Rama nuk i takon ballë për ballë minatorët por ka zgjedhur rrugën online.

” INTERPELANCË E MINATORËVE ME QEVERINË – Themeluesit e Sindikatës së Minatorëve “Janar 1991″, sot të dalë në pension, kanë kërkuar shpjegime për ecurinë e projektit të Statusit të Minatorit.”, shkruajti sot Rama në ‘Facebook’ teksa publikoi edhe videon./ Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto