Templates by BIGtheme NET

Shembja e teatrit, përgjigjjija diplomatike e Margarita Xhepës: Le të fitojë zgjedhja më e mirë!

Në lidhje me çështjen e shumëfolur të shembjen  së Teatrit Kombëtar ka folur për herë të parë edhe aktorja e njohur Margarita Xhepa. 

Për Teatrin Kombëtar,  Margarita Xhepa, nuk e fshehu dhembjen që do ndiente, nëse shembej. “Sigurisht që mirë nuk më vjen që të prishet, sepse aty kam gjithë jetën e punën time, çdo kujtim lidhet me atë godinë, megjithatë, le të bëhet si ta gjykojnë më mirë. E rëndësishme është që ka debat, nuk është lënë në heshtje çështja e teatrit dhe më duket se tani diçka do të bëhet. Sa për punën e prishjes e rindërtimit, ne kemi shumë vite që e dëgjojmë, nuk mbahet mend, aq e vjetër është bërë kjo bisedë. Po sido që të vendosin, le të fitojë zgjidhja më e mirë!”, shprehet Xhepa për “Panorama”.

Nuk kanë qenë të pakta debatet në lidhje me Teatrin Kombëtar. Shumë artistë kanë paraqitur projektin e tyre dhe kanë dalë kundra projektit të qeverisë Rama, pasi sipas tyre nuk ka pse të shembet teatri aktual pasi mund të rikonstrukotohet. 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto